Sipas një analize të publikuar nga cenometar mk, në rrjetet e marketeve janë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve bazë të ushqimit. Sipas analizës, çmimi i vajit për gatim është rritur për 20-25 denarë, sheqerit për 5-8 denarë, miellit për 6-9 denarë, qumështit për 6-9 denarë, orizit për 5-7 denarë, fasules për 5-10 denarë dhe birrës për 5-10 denarë. Çmimet e këtilla pritet të rrisin spiralen e inflacionit.
Ndryshe, rritja graduale e çmimeve në vend vjen pas largimit të marzhës tregtare e cila ishte vendosur si masë mbrojtëse nga Qeveria. Përveç rritjes së çmimeve të produkteve bazë të ushqimit, largimi i marzhës tregtare ka bërë që të rriten edhe çmimet e karburanteve.