Rritja e çmimit të karburantit/ Tejmbushet treni i linjes Shkodër-Laç, qytetarët kërkojnë rikthimin e linjës normale (VIDEO)

Treni i linjës Shkodër-Laç, ishte i mbushur plotë me pasagjerë këtë të martë. Qytetarët madje qëndronin në këmbë pasi të gjitha vendet ishin të zëna.


Rritja e çmimit të karburantit ka rikthyer pas shumë vitesh interesin për të lëvizur me tren. Udhëtimi dhe kushtet janë mjaft të vështira, por çmimi i ulet i biletes po i detyron qytetaret që të veprojnë në këtë mënyre.

Qytetarët thonë se kostoja e udhetimit me automjetet e transportit publik dhe makinat e tyre private është shumë e lartë. Në këto kushte kërkojnë që linjat hekurudhore të rikthehet, çdo ditë të javes.

Treni i linjës Shkodër-Laç është vënë në funksion që prej datës 15 mars, duke ju ardhur në ndihmë çdo të martë pëlegrineve që i drejtohen kishes së Shna Ndout.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme