Gazetare: Linda Ebibi
Me ngrohjen e temperaturave rrezet e forta të diellit nisin të jenë prezentë por edhe të dëmshme. Dermatologia Kujtime Rushiti Mehmeti, thotë se 50 për qind e rrezeve UV-A depërtojnë thellë në lëkurë, duke ndikuar në mënyrë negative, ndërsa nuk janë të shmangshme edhe kancerët e lëkurës.
“Rrezet UV-A dhe UV-B ndikojnë në lëkurë, kështu që epiderma ose pjesa e epërme e lëkurës 80 për qind të rrezeve UV-B i reflekton, mirëpo rrezet UV-A deri në 50 për qind mund të depërtoj thellë në lëkurë. Rrezet e diellit ndikojnë ashtu që e ulin imunitetin e lëkurës, ndikojnë në shkatërrimin e kolagjenit, elastinës dhe ndikon edhe në struktura qelizore ose në ADN duke shkaktuar edhe kancere të lëkurës”, tha Kujtime Rushiti Mehemti.
Mehmeti thotë se në ditët e ngrohta qytetarët duhet të përdorin kremra me faktor mbrojtës kundër diellit, dhe këtë ta bëjnë në konsultim me mjekët.
“Përdorin edhe vet qytetarët, mirëpo shumica edhe konsultohen me dermatologë në bazë të tipit të lëkurës…2:03 Është më mirë që vijnë dhe të konsultohen me mjekët sepse aty shihet se çfarë lloji të kremit duhet të përdorin, me çfarë faktori mbrojtës duhet të jetë dhe si të mbrohet. Disa pacientë janë më të rrezikuar për paraqitjen e ndryshimeve, kurse të tjerë janë më pak”, shtoi Kujtime Rushiti Mehemti.
Ajo thotë se kohët e fundit përveç femrave edhe meshkujt kanë nisur më shumë të bëjnë kujdes për lëkurën. Dermatologët bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë ditëve të ngrohta duke përdorur sa më shumë kremra./Alsat.mk