Rritje rekorde e borxhit shtetëror

Është dyfishuar borxhi shtetëror gjatë tre vjetëve të fundit të qeverisjes. Rritja rekorde parashihet të mbërrijë në fundvit, kur ky borxh do të jetë në shkallën 18.64 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP), shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të vitit 2014, kur ka nisur mandati qeverisës i koalicionit të kaluar, borxhi ishte vetëm në shkallën 10,63 për qind të GDP-së. Ndërkaq për vitin 2020 parashihet që të mbërrijë në 21.6 për qind. Kjo nënkupton një borxh sa vetë buxheti vjetor i Kosovës.

Të dhënat janë të përfshira në Programin e borxhit shtetëror referuar periudhës 2018-2020, i hartuar muajin e shkuar, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme