Rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur policët e zhdukur në Maqedoni

Në vendin e ngjarjes në lumin Lepenc ku u zhdukën dy policë pas një aksidenti mesnatën e së shtunës ka mbërritur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajrush Gashi. Gashi tha se janë në kontakt edhe me autoritetet e Maqedonisë pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartuar trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit, raporton Gazeta Express.

Më tej ai ka thënë se nuk ka  informacione pse ka pasur kaq shumë pauzë deri sa kanë rifillu kërkimet për ta.

“Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit”, tha Ministri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit dhe dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Gashi ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e personave të zhdukur derisa në vendin e ngjarjes janë duke kërkuar edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Raportohet se një pjesë e lumit Lepenc është kontrolluar por policët nuk janë gjetur ende.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme