Rrjedhin detajet e reja për Meizu M6 Note

Pas lansimit të suksesshëm të smartfonëve Pro 7 dhe Pro 7 Plus, kompania e njohur kineze Meizu tani është gati që të lansojë edhe një tjetër smartfon të avancuar e me pamje të bukur – M6 Note.

 

Tani, në internet kanë rrjedhur disa fotografi të Meizu M6 Note të cilat kanë zbuluar dizajnin dhe disa nga specifikat e tij të mundshme.

Sipas informacioneve, në dispozicion do të jenë tre versione, transmeton Koha.net. Dy nga ta do të kenë procesorin e kompanisë së njohur Qualcomm, ndërsa i treti të MediaTek.

Modeli bazik me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme do të vijë me procesor MediaTek P25.

Modeli i dytë me konfigurimin e njëjtë të memories sikur modeli bazik, do të vijë me Snapdragon 625, ndërsa versioni i tretë, më i miri, do të vijë me të njëjtin procesor sikur modeli i dytë por me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme