Së fundmi kanë nisur prodhimin masiv iPhonët e rinj të Applet dhe tani në internet kanë rrjedhur dy videot të cilat shihet se si është duke u prodhuar iPhone 8 në fabrikën Foxconn.
Edhe pse videot janë me kualitet të dobët dhe nuk shihet shumë qartë, por mund të shohim disa detaje të rëndësishme – për shembull s’ka Touch ID në pjesën e pasme.
Ky detaj ende nuk është i konfirmuar pasi që videot janë me kualitet të dobët, por nëse është e vërtetë, atëherë do të jenë dy mundësi – iPhone 8 nuk do të ketë Touch ID dhe në vend të kësaj, do të mbështesë teknologjinë për identifikim të fytyrës e cila supozohet se do të jetë e vendosur nën ekran.
Për më tepër shikoni videot.