Rrjedhja e të dhënave në Facebook rritet në 87 milionë përdorues

Shefi i Teknologjisë i rrjetit social Facebook, Mike Schroepfer, tha se Facebook ka rritur numrin e atyre që janë prekur nga një rrjedhje e të dhënave personale në 87 milionë përdorues, nga vlerësimi i mëparshëm prej 50 milionë.

Shefi i Teknologjisë i rrjetit social Facebook, Mike Schroepfer, tha se Facebook ka rritur numrin e personave që janë prekur nga një rrjedhje e të dhënave personale në 87 milionë përdorues, nga vlerësimi i mëparshëm prej 50 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrjedhjet më të rënda të të dhënave në historinë e kompanisë, Facebook fillimisht njoftoi se informacionet private të 50 milionë të përdoruesve të tij u përdorën pa pëlqim nga kompania për analizë të të dhënave Cambridge Analytica, me seli në Londër.

Duke theksuar se shumica e përdoruesve të prekur janë në SHBA-të, Schroepfer tha se, “Ne poashtu do t’u tregojmë njerëzve nëse informacioni i tyre mund të ketë qenë i shpërndarë në mënyrë të gabuar me Cambridge Analytica”.

Ai tha se kompania është duke bërë ndryshime për të mbrojtur më mirë të dhënat e përdoruesit.

“Ne gjithashtu nuk do të lejojmë që aplikacionet të kërkojnë qasje në informata personale siç janë pikëpamjet fetare ose politike, statusi i përdoruesit apo detajet, listat e personalizuara të miqve, arsimi dhe historia e punës, aktiviteti i leximit të librave, aktiviteti i shikimit të videove dhe aktiviteti i lojërave”, tha Schroepfer.

Javën e kaluar, burimet e rrjetit social Facebook theksuan se drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Mark Zuckerberg, më 10 prill mund të dëshmojë para Komisionit Gjyqësor të Senatit.

Dje, dy ligjvënës të Washingtonit thanë se Zuckerberg më 11 prill do të japë dëshmi edhe për Shtëpinë e Energjisë dhe Komisionin e Energjisë.

“Ky dëgjim do të jetë një mundësi e rëndësishme për të hedhur dritë mbi çështjet kritike të privatësisë së të dhënave të përdoruesve dhe për të ndihmuar të gjithë amerikanët të kuptojnë më mirë se çfarë ndodh me informacionin e tyre personal në internet”, tha në një deklaratë me shkrim Greg Walden, kreu i Komitetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme