Një tjetër rrjedhje është zbuluar në një tubacion që vjen nga Rusia.
Sipas gazetës BILD, autoritetet polake thonë se kanë zbuluar një rrjedhje në tubacionin e naftës ‘Druzhba’, që sjell naftë nga Rusia në drejtim të Evropës Qëndrore.
Operatori rus Transneft është lajmëruar për ngjarjen. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë riparimi.
Sipas medieve polake, rrjedhja ka krijuar një pishinë prej 1 mijë metër katror në një fushë të mbjellë me misër. Pompat janë fikur menjëherë, ndërsa dëmi në mjedis mendohet se do jetë shumë i madh.
Naftësjellësi ‘Druzhba’ (Miqësia) është një nga më të mëdhenjtë në botë. Ai është ndërtuar në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Naftësjellësi transporton deri në dy milionë fuçi në ditë.
© SYRI.net