Rrjeti ‘shpërtheu’ në kritika, ja kush janë këngëtarët shqiptarë që do jenë në skenë me Bregoviç

Prej më shumë se një jave, rrjeti dhe jo vetëm, ka shpërthyer në kritika në lidhje me praninë e këngëtarit serb Goran Bregoviç, i cili u ftua për të performuar në “Festën e Birrës”.

Mirëpo kanë qenë dhe këngëtarë, madje disa emra të njohur, ato që kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.

Capital T, Dafina Zeqiri, e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat e këngëtarëve të Kosovës që u tërhoqën nga “Festa e Birrës”, teksa këtë gjë nuk e kanë bërë këngëtarët shqiptarë, të cilët do dalin të këndojnë në të njëjtën skenë ku do këndojë dhe Goran Bregoviç.

Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica.

Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme