Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara.
Për shkak të mospastrimit të rrugëve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë ndodhur shumë aksidente.
Reporteri ka siguruar video ku shihet magjistralja Prishtinë-Pejë thuajse e bllokuar tërësisht nga bora dhe autostrada Prizren-Prishtinë.
Përveç dëmeve materiale edhe nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia e Kosovës ka dalë me një apel ku ju bën vozitësve të kenë kujdes.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.