Disa persona janë arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Kukës, ndërsa familjarët e tyre thonë se policia ka shkuar natën duke i terrorizuar. Një banor tha se vëllai i tij ishte arrestuar pas qenë në protestë fare, duke pretenduar se ishte në punë gjatë ditës së djeshme.
Banor: Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm.
Banor: E kanë marrë me forcë vëllain në 4 të mëngjesit. Mënyra se si e kanë marrë është e habitshme. Kanë ardhur me maska, duke i rënë derës me qyta pistolete. Vijmë këtu tek policia dhe thonë se nuk dinë gjë. Më ka humbur vëllai!
I moshuari: Më kanë arrestuar dhëndrin në orën 4 të mëngjesit. Kanë ardhur 20 policë. Policët ishin me maska. Dhëndri ka një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale.