Shirat e rëmbyeshëm që kanë kapluar Shkupin pas orës 19, kanë krijuar ‘liqene’ në Komunën e Çairit, njofton SHENJA.
Në videot amatore më poshtë, shihet bulevardi ‘Xhon Kenedi’ në të cilën nga sasia e ujit nuk shihet as asfallti. Veturat me vështirësi po qarkullojnë, ndërsa disa pjesë janë edhe të pakalueshme për shkak të sasisë së ujit.
Shiu ka shkaktuar edhe shpërthimin e kanalizimit i cili për shkak të kapacitetit të vogël po e nxjerr ujin në sipërfaqe, gjë që duket si burim i ndonjë lumi.
Gjithashtu gjendje e ngjashme është edhe në bulevardin ‘Çairçanja’ ku rrugët janë shndërruar në ‘lumenj’ për shkak të të rreshurave të dendura. Gjendjen në këtë rrugë mund ta shihni në videon e dytë. /SHENJA/