Defektet në rrjetin elektrik, kanë qenë shkaktarë të vdekjes së 17-vjeçarit, Sh. B nga fshati Kovaçec i komunës së Kaçanikut.
I ndjeri kishte qenë duke bërë dush në momentin kur ka ndodhur kontakti me rrymën.
Familjarët e kishin dërguar atë menjëherë në QKMF në Kaçanik, por aty vetëm sa u konstatua vdekja e tij.
Familjarët e 17-vjeçarit nuk kanë qenë të gatshëm të prononcohen.
Nga KEDS-i kanë konfirmuar se në këtë shtëpi nuk ka tokëzim, e as mbrojtës.
Ekspertët e KEDS-it kanë konstatuar se lidhja nuk ka qenë e sigurt në shtëpinë e viktimës, andaj ata e kanë shkyçur tërë rrjetin.
Viktor Buzhala ka thënë se KEDS-i nuk ka të bëjë asgjë me instalim të brendshëm pasi lëvizje të tensionit nga jashtë nuk ka pasur.
Polica menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E derisa të dalë raporti i autopsisë, vdekja po konsiderohet si aksidentale.
Trupi i viktimës ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.