RTK-ja shpenzoi 7.3 milionë euro për paga dhe mëditje gjatë 2016-s

Numër i madh i të punësuarve, shpenzime të pakontrolluara në paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime dhe shpenzime të tjera, janë vënë në pah në debatin publik për raportin vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi 7 milionë e 300 mijë euro kishte shpenzuar vetëm për paga dhe mëditje gjatë kësaj periudhe. Edhe pse vitin e kishte filluar me 711 punëtorë të rregullt, këtij mediumi i janë shtuar edhe 20 të punësuar të tjerë, duke e rritur kështu numrin e të punësuarve në 731 deri në dhjetor, pa përfshirë Bordin Drejtues të këtij televizioni në përbërje prej 11 anëtarësh dhe Grupin Këshillues të Publikut të përbërë nga 5 anëtarë. Këtij numri i shtohen edhe mbi 200 të tjerë me kontrata për shërbime, në mesin e të cilëve ka edhe gazetarë, moderatorë, folës, punëtorë të IT-së dhe aktorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme