Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, raporton RTK.
Në pamjet e publikuara nga televizioni publik shihet një automjet i Policisë së Kosovës i vendosur në njërën anë të urës, ndërsa në anën tjetër ndodhet mbi urë një automjet i karabinierëve italianë, pjesë e misionit të KFOR-it.
Ura mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe simbol i ndarjes së qytetit.



