Rubla ruse shënon rënien historike, humbet 90% të vlerës kundrejt dollarit

Rubla ruse është zhytur akoma më poshtë kundrejt dollarit amerikan, duke arritur në nivele të ulëta rekord.


Në kursin e këmbimit valutor një dollar u shkëmbye këtë të hënë me 155 rubla, ndërkohë që përpara se të fillonte lufta në Ukrainë 1 dollarë tregtohej midis 70 dhe 80 rubla.

Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.

Monedha ruse u zhyt pas vendosjes së sanksioneve ekonomike nga Perëndimi kundrejt Moskës, pavarësisht politikave të Kremlinit për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme