Rufki Suma për herë të tretë i pavarur në garën për Han të Elezit

Rufki Suma ka konfirmuar se për herë të tretë do të garojë si kandidat i pavarur për postin e kryetarit të Hanit të Elezit.

“Po kam dërguar kandidaturën time për kryetar, tash po pres certifikimin nga KQZ-ja”, tha Suma për KosovaPress.

Rufki Suma është kryetar i Hanit të Elezit në dy mandatet e fundit. Në vitin 2009 ai ka marrë shumicën e votave të qytetarëve të Hanit të Elezit duke pasur përballë kandidatë të të gjitha partive politike.

Suma doli fitues edhe në vitin 2013 ku i fitoi zgjedhjet për kryetar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme