Rugova i del kundër Presidentit Thaçi: S’mund të bëjmë ushtri pa Amerikën

Nënkryetari i LDK’së Haki Rugova ka thënë se LDK nuk e mbështet formimin e ushtrisë pa përkrahjen e SHBA-ve dhe të NATO-s. Qëndrimi i zyrtarit të LDK’së vjen pas reagimit të Ambasadës së SHBA’së dhe NATO’s të cilat kanë dalë kundër hapave të njëanshëm të Kosovës.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë për Indeksonline se nuk mund të bëhet ushtria pa Amerikën.

“Ushtri pa Amerikën dhe BE-në nuk mundemi me bo. Ushtria nuk formohet pa përkrahjen e këtyre. Ushtrinë nuk mund ta bëjnë as PDK e as LDK, por atë e bëjnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Amerikën dhe vendet e BE-së”, ka thënë Rugova.

Tutje, Rugova thotë se LDK e pati bërë ushtrinë në fillim të viteve 90.

“Unë nuk dua ta fus fitilin brenda shtëpisë tonë, mirëpo ushtri Kosova nuk mund të bëjë pa LDK-në, pa Amerikën dhe BE-në.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit e ka proceduar sot në Qeveri projektligjin për FSK-në.
Pas këtij veprimi ka reaguar menjëherë ambasada e SHBA-vë në Prishtinë, e cila ka thënë se transformimin e FSK-së në ushtri e mbështete vetëm nëse bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Qëndrim të ngjashëm ka dhënë edhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme