Nënkryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Haki Rugova ka theksuar se janë disa arsye që kanë ndikuar në rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që elektorati ta ketë ndëshkuar LDK-në për shkak të koalicionit me PDK-në.
Megjithëse, në një intervistë për Epokën e Re, Rugova ka vlerësuar se formimi i qeverisë së re është në duart e LDK-së.
Ai e ka bërë të qartë se kjo parti nuk do të bëj koalicion me PDK-në. Rugova gjithashtu ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, do të fillojnë negociatat me subjektet e tjera për koalicionet paszgjedhore.
Po ashtu ai ka thënë se “LDK-ja nëse mbetet në opozitë prapë nuk do të bëhej nami”.