Rusët deshën ta vrasin Gjukanoviqin

Mali i Zi e akuzoi shtetasin rus, Eduard Shirokov për planifikimin e vrasjes së ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq “përmes stimulimit”, njofton TASS. Siç kumtoi prokurori special malazez, Velko Ratoviq, shtetasi rus akuzohet për krijimin e një organizate kriminele dhe për përpjekjen për kryerjen e aktit terrorist.

“Nëse Federata ruse nuk i dorëzon shtetasit e vet, Eduard Shirkov dhe Vlladimir Popov, atëherë ne do t’i dënojmë në mungesë”, theksoi prokurori. Paraprakisht, Prokuroria Publike Speciale e Malit të Zi kumtoi se ka publikuar fletë arrest ndërkombëtar për dy shtetas rusë dhe tre serbë nën dyshimin për “krijimin e organizatës kriminele dhe për terrorizëm”.
Mediat malazeze njoftojnë se dy shtetasit rusë – Eduard Shirokov dhe Vlladimir Popov – janë në kërkim përmes Interpolit nën akuzat për përgatitjen e grusht shtetit shtetëror në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, që u mbajtën më 16 tetor. Më 6 nëntor kryeprokurori special i Malit të Ti, Milivoj Katniq, deklaroi se një grup qytetarësh i Serbisë, Malit të Zi dhe Rusisë më 16 tetor kanë tentuar të kryejnë sulm terrorist.
Sipas tij, organizatorë të këtij grupi janë nacionalistët rusë, të cilët kanë vlerësuar se pushteti në krye me kryeministrin, Millo Gjukanoviq, nuk mund të ndryshojë përmes zgjedhjeve, por duhet rrëzuar me fuqi. Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi janë arrestuar 20 shtetas të Serbisë nën dyshimin se kanë përgatitur sulme terroriste. Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme