Rusi: 8 persona vdesin nga helmimi me alkool, 10 të tjerë shtrihen në spital

Agjencia kryesore për kryerjen e hetimeve në Rusi njofton se të paktën tetë persona kanë vdekur nga helmimi me alkool në një qytet siberian.

Komiteti Hetues ka thënë sot se të paktën 18 persona u helmuan pasi që kishin konsumuar locion me përmbajtje të alkoolit në Irkutsk, qytetin e gjashtë më të madh rus, i cili ka një popullsi prej 1.1 milionë banorë.

Tetë nga ta kanë vdekur dhe 10 janë shtrirë në spital në gjendje të rëndë.

Komiteti ka thënë se shishet me locion kishin mbishkrimin paralajmërues që nuk janë për përdorim të brendshëm. Është hapur një hetim ndaj këtij incidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme