Rusi-SHBA, akuza për mbështetje të terroristëve

Rrëzimi i një avioni bombardues sirian SU-22 nga një avion amerikan i forcave të Koalicionit kundër terrorizmit ka rikthyer përplasjet me SHBA-së dhe Rusisë. Kjo është hera e parë që nga nisja e konfliktit sirian, që rrëzohet një avion i qeverisë së presidentit Assad nga forcat e koalicionit. Moska ka reaguar përmes zv/ministrit te Jashtëm, Sergei Ryabkov, që u shpreh se ky është një akt agresioni, shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe mbështetje ndaj terroristëve.

 

Siria e dënoi gjithashtu këtë ngjarje, që e cilësoi sulm flagrant me pasoja të rrezikshme. Qeveria e Damaskut u shpreh se avioni po kryente operacione kundër terroristëve kur u godit, por SHBA kanë një tjetër qëndrim.

 

Pentagoni njoftoi se avioni është qëlluar në ajër pranë qytetit Tabka, pasi kishte bombarduar forcat demokratike siriane, të cilat janë angazhuar në luftimet kundër ISIS në bastionin e tij, Raka. Reagimi ka ardhur në përputhje me rregullat e angazhimit të partnerëve të koalicionit. SHBA deri tani kishin sulmuar vetëm nga toka forcat proqeveritare, por janë angazhuar të zgjerojnë mbrojtjen e aleatëve dhe forcave të përfshira në luftimet kundër militantëve të ISIS.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme