Rusia do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Siri

Ushtria ruse do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Siri.

Gjenerali Sergei Rudskoi tha se Moska do ta furnizojë Sirinë me sisteme të reja të mbrojtjes raketore së shpejti, por nuk e specifikoi se për cilat lloje të armëve bëhet fjalë.

Sipas disa njoftimeve, Moska po shqyrton dërgimin në Siri të sistemeve të sofistikuara tokë ajër S-300.

Këto zhvillime vijnë pas sulmeve që kanë kryer Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre më 14 prill, mbi objektet e dyshuara të armëve kimike të Sirisë.

Ofensiva ka qenë në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në qytetin Duma, që ka lënë mbi 40 njerëz të vrarë, më 7 prill.

Aleatët perëndimorë kanë fajësuar Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për këtë sulm.

Rusia dhe Siria kanë mohuar se Damasku qëndron prapa sulmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme