Rusia dorëzohet në qytetet kyçe në verilindje të Ukrainës, përparojnë forcat ukrainase

 Moska e braktisi bastionin e saj kryesor në verilindje të  Ukrainën verilindore të shtunën, një dështim i papritur ky në një prej linjave kryesore të frontit të luftës pasi forcat ukrainase bënë një përparim të shpejtë.

Rënia e shpejtë e Izium në provincën Kharkiv ishte disfata më e rëndë e Moskës që kur trupat e saj u detyruan të ktheheshin nga kryeqyteti, Kievi, në mars.

 Ukraina e përshëndeti këtë si një pikë kthese në luftën 6-mujore, ku mijëra ushtarë rusë lanë pas rezerva municionesh dhe pajisje ndërsa iknin.

Forcat ruse e përdorën Izium si bazë logjistike për një nga fushatat e tyre kryesore – një sulm i gjatë disa mujor nga veriu në rajonin ngjitur të Donbasit, që përbëhet nga Donetsk dhe Luhansk.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes të thoshte se i kishte urdhëruar trupat të largoheshin nga rrethina dhe të përforconin operacionet diku tjetër në Donetsk.

Kreu i administratës ruse në Kharkiv u tha banorëve që të evakuoheshin nga provinca dhe të shkonin në Rusi për të mos humbur jetën, raportoi TASS. Dëshmitarët përshkruan se si u bllokua trafiku nga makinat me njerëz që po largoheshin nga territori i kontrolluar nga Rusia.

Nëse këto fitore që po njoftohen do të ruhen, do të ishte një goditje serioze për Rusinë, për të cilën shërbimet sekrete të Perëndimit thonë se ka pësuar viktima të mëdha. Nga ana tjetër do të ishte një nxitje e madhe për Ukrainën, e cila dëshiron t’u tregojë vendeve perëndimore që e furnizojnë atë me armë se e meriton mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Ka një presion mbi Kievin për të treguar se po përparon përpara se të fillojë dimri, mes kërcënimeve të Presidentit rus Vladimir Putin për të ndaluar të gjitha dërgesat e energjisë në Evropë nëse Brukseli vazhdon me propozimin për të kufizuar çmimin e eksporteve të naftës ruse.

 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha në Kiev se forcat ukrainase kishin demonstruar se ishin të afta të mposhtnin ushtrinë ruse me armët që iu dhanë.

“Dhe kështu e ritheksoj: sa më shumë armë të marrim, aq më shpejt do të fitojmë dhe aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”, tha ai.

Në fjalimin e tij të natës me video të shtunën, Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës kishin marrë rreth 2,000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i kundërsulmit të tyre.

“Ushtria ruse synon titullin e ushtrisë më të shpejtë në botë …Pra,  vazhdoni të vraponi!” tha Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskiy,  në Tëitter.

Zyrtarët ukrainas nuk konfirmuan se kishin rimarrë qytetin Izium, por Yermak më herët postoi një foto të trupave në periferi të qytetit dhe një emoji rrushi në Tëitter se eEmri i qytetit do të thotë “rrush i thatë”.

Njoftimi i tërheqjes së rusëve erdhi disa orë pasi trupat ukrainase pushtuan qytetin Kupiansk më në veri, qendra e vetme hekurudhore që furnizon të gjithë vijën e frontit të Rusisë në të gjithë Ukrainën verilindore. Zyrtarët ukrainas postuan foto herët të shtunën të trupave të tyre duke ngritur flamurin verdhë e blu të vendit përpara bashkisë së Kupiansk.

Kjo bëri që mijëra trupa ruse të shkëputen papritur nga furnizimet përgjatë një fronti që ka parë disa nga betejat më intensive të luftës.

Igor Girkin, një ish-komandant i forcave pro-ruse në Ukrainën lindore, e quajti tërheqjen ruse “një disfatë të madhe” në komentet në Telegram.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme