“Rusia e vetmuar”, Gërvalla flet nga Nju Jorku pas dështimit të Moskës që ta bëjë temë bombardimin e Jugosllavisë

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, është lajmëruar nga Nju Jorku, pasi Rusia ka dështuar që të fus në rend të ditës në Këshill të Sigurimit çështjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO.

Gërvalla ka thënë se Këshilli i Sigurimit nuk do të duhej të shndërrohej në një platformë nga ku Rusia dhe autokraci të tjera shpërndajnë propagandë.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara, pas dështimit të Rusisë dhe Serbisë për të shfrytëzuar Këshillin e Sigurimit për të shpërndarë propagandën e tyre për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja e jashtme ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur në OKB, tregon se sa e vetmuar është aktualisht Rusia dhe se sa e fortë është pjesa tjetër e botës./express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme