Kështu ka deklaruar sot, ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se vizita e tij në Kosovë paraqet një akt të guximshëm, transmeton lajmi.net.
Chepurin ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe theksoi se Rusia e dënon këtë akt terrorist.
Ai ka thënë se Kosova ka dështuar të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për krijimin e komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme për bashkimin e popullit serb në Kosovë. Ai ka shtuar se Serbia do të bëj përpjekje që serbëve të Kosovës të ju lehtësohet jeta.
Chepurin falënderoi Vuçiqin për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve serbo-ruse.