Rusia bëri thirrje sot, në një takim të Këshillit të Sigurimit, për mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnjë, veprimtaria e së cilës vlerësohet si e njëanshme nga Moska.
“Përfaqësuesi i Lartë duhet të respektojë mandatin e tij. Valentin Insko nuk ka kompetencë të lobojë për integrimin euroatlantik të Sarajevës, që është subjekt i raportit të tij të fundit”, u shpreh ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.
Një vit pas zgjedhjeve parlamentare, vendi vazhdon të mbetet i paralizuar nga mungesa e qeverisë.
Në fillim të takimit, Këshilli i Sigurisë miratoi njëzëri praninë edhe për një vit të forcave ushtarake të BE-së në Bosnjë, të ngarkuara me aplikimin e marrëveshjeve të Dejtonës.