Rusia përjashtohet nga kualifikueset e Kampionatit Kvropian 2024

Kombëtarja e Rusisë në futboll nuk do të marrë pjesë në kualifikueset për në Kampionatin Evropian 2024.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, ekipet kombëtare ruse dhe klubet ruse u ndaluan nga i gjithë futbolli ndërkombëtar. Kështu, kombëtarja ruse e femrave nuk u përfshi në Kampionat Evropian këtë verë, ndërsa kombëtarja e meshkujve u përjashtua nga kualifikueset e Botërorit për kampionatin në Katar që luhet më vonë këtë vit.

Pezullimi vlen për një kohë të pacaktuar – dhe tani Federata Ruse e Futbollit njofton se kombëtarja nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Shkak është bërë vendimi i UEFA-s në muajin shkurt, i cili vazhdon të zbatohet pafundësisht.

Megjithatë, Rusia ka rezervuar disa ndeshje miqësore për të ardhmen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme