Rusia po ndërton bombat atomike që shkaktojnë tsunami në Amerikë

Një ish-kolonel rus dhe zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, ka pohuar se Putini është duke vendosur disa bomba bërthamore afër bregdetit të Amerikës.

Viktor Baranetz ka thënë se në periudhë lufte, këto bomba mund të shpërthejnë dhe të shkaktojnë tsunami që do zhduknin një pjesë të madhe të bregdetit amerikan.

Baranetz ka pranuar se Rusia në asnjë mënyrë nuk mund t’ia kalojë Amerikës sa i përket sistemit të mbrojtjes, prandaj ushtria ruse është e detyruar që të marrë masa ekstreme për të marr primatin në botë.

Ish-koloneli këto pohime i ka bërë në një intervistë për gazetën ruse Komsomolskaya Pravda dhe është përkthyer nga Memri.

Ai ka thënë se Rusia është e përqendruar në zhvillimin e “përgjigjeve asimetrike” me Amerikën, por ka shtuar se dy shtetet do të shkatërroheshin nga sulmi i tjetrës.

“Përgjigja jonë asimetrike është te kokat bërthamore që mund të modifikohen sa i përket distancës, prandaj asnjë kompjuter nuk mund të llogarisë trajektoren që do të marrin ato”, ka thënë Baranetz, transmeton Koha.net.
“Për shembull, amerikanët po krijojnë tanke, aeroplanë dhe kanë vendosur ushtri në kufi me Rusinë. Ne në qetësi jemi duke ‘mbjell’ bombat bërthamore në bregdetin amerikan. Ato janë në thellësi dhe janë vënë në gjumë, por mund të zgjohen me një komandë”, ka shtuar ai.

Një zëdhënës i qeverisë ruse ka mohuar deklaratat e Baranetzit, duke i përshkruar ato si të çuditshme dhe se nuk duhet merren seriozisht.

Image

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme