Rusia po përdor emigracionin si armë? Gjermania paralajmëron Serbinë: Zgjidhni, me ne ose me Moskën

Procesi i Berlinit po merr një shtysë të re, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbledhur drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Sipas Scholz, sulmi rus ndaj Ukrainës ka rritur presionin që gjashtë vendet e rajonit të bashkohen me BE-në. “Anëtarësimi juaj është në interesin tonë,” tha ai, duke thënë se kjo gjë po kthehet në emergjencë.

 Megjithatë, kritikat kryesore janë adresuar ndaj Serbisë. Para dy ditësh, ‘Guardian’ shkruante se Gjermania do ia bëjë të ditur Serbisë se duhet të zgjedhë mes Serbisë dhe BE-së.

Ndërkohë sot, zyrtarët e lartë të Socialdemokratëve gjermanë (SPD), partisë së Olaf Scholz, thonë se Serbia duhet të dërgojë një sinjal të qartë për rrugën që do ndjekë. Në Gjermani ekziston shqetësimi se Rusia po e përdor Serbinë si levë për të lejuar emigracionin masiv drejt Perëndimit..

“Si vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE, Serbia nuk mund të marrë pjesë në destabilizimin e pretenduar nga palë të treta,” tha kreu i grupit parlamentar të SPD, Dirk Wiese.

Në Gjermani, numri i refugjatëve është rritur ndjeshëm prej javësh. Rusia akuzohet se po nxit lëvizjet emigratore, shkruan Handelsballat. Ndërkohë, BILD raporton se situata është kritike në të ashtuquajturën Rrugë e Ballkanit.

“Refugjatët nuk duhen përdorur si armë. Dhe këtu nuk duhet të lindë as dyshimi më i vogël se afërsia e veçantë e Serbisë me Rusinë do të ishte një faktor ndikues në këtë pikë. Serbia duhet të dërgojë një sinjal shumë të qartë se dëshiron të marrë rrugën evropiane dhe se e sheh të ardhmen e saj në Europë,” tha Wiese.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme