Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina e parë në botë kundër Covid-19 është regjistruar në Rusi.
“Një nga vajzat e mia u vaksinua, kështu që në këtë kuptim, ajo mori pjesë në testim”, tha Putin në një takim me zyrtarë të lartë.
Në një takim me anëtarët e qeverisë në Moskë, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga qendra hulumtuese kombëtare “Gamaleya” ka një regjistrim zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Rusisë.
Kreu i qendrës hulumtuese Gamaleya, Alexander Gintzburg, tha se vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura të koronavirusit të cilat nuk mund të shumohen dhe për këtë arsye janë të sigurta.
Gintzburg tha se megjithatë, ajo mund të provokojë një reagim imun siç është temperatura e lartë trupore si rezultat i futjes së substancave të huaja në trupin e njeriut.