Rusia shpall “non grata” diplomatin maqedonas

Moska ka shpallur “non grata” një diplomat në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj një vendimi të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht.

“Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”. Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në muajin gusht, Maqedonia e Veriut e shpalli non grata një zyrtar të ambasadës ruse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme