Gazetari serb i çështjeve të sigurisë, Miroslav Lazanski, i ka bërë një analizë ‘përballjes’ së fuqive të mëdha së fudmi.
Ai shkruan se duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në botë, e sidomos ato në Siri, ndoshta tashmë është koha të ridefinohen konceptet “partnerë”, miq” apo “armiq”.
Ai kujton se Rusia ende i quan “partnerë” disa vende të Perëndimit, të cilat ende janë “armiq” të Serbisë pasi i kanë rrëmbyer territor, duke aluduar në Kosovën.
“Andaj, nëse marrëdhëniet e “partneritetit” burrë-grua janë zgjeruar në më shumë vektorë e më shumë kanale, ky princip mund të vlejë edhe ndërmjet shteteve. Jetojmë në kohë moderne, jemi partnerë, por partnerin tënd mund të bombardoj, por të mos kaloj vijat e kuqe”, shkruan Lazanski, transmeton GazetaMetro.net
“Që ne të dy të mbetemi partnerë. Partneri yt do e kuptojë se më nuk është në fakt partneri po vetëm klient i yti, por kjo nuk i ndryshon gjërat, sepse nëse rebelohet, nuk mbetet as klient i yti. Mund të ndërroj klientët ashtu që e sjell dikë tjetër në pushtet”, shkruan ai.
Sipas Lazanskit bombardimi i Sirisë do të duhej përfundimisht të, ”na vetëdisojë se politikisht nuk jemi as partnerë ushtarak me fuqitë e mëdha, përkatësisht se mund të jemi vetëm partnerë ekonomik, dhe të mjaftohemi me këtë”.
“Rusia kurrë nuk do të hyjë kurrë në luftë kundër SHBA’ve për shkak të Serbisë, apo për shkak të Kosovës, sepse në fund të fundit as Serbia nuk di të hyj në luftë për Kosovën”, shkruan Lazanski.
Ai vlerëson se një anketë e fundit që tregonte se në njëfarë mënyre serbët janë pajtuar se e kanë humbur Kosovën, është bërë me pyetje sugjestive me qëllim për të ‘zbutur terrenin’.
Lazanski më tej thekson se derisa NATO’ja provoi armatimin e saj nga të gjitha anët, Rusia në dy baza të saj në Siri kishte madje vetëm nga një pajisje kundërajrore. Disa të tjerë i dështuan.
Ai vlerëson se këto ishin vetëm kalkulime të koordinuara ndërmjet të ashtuquajturve partnerë, sepse kjo do të pasohej me sulme në bazat britanike në Qipro, për tu zgjeruar konflikti më pas me sulme edhe në Baltik, Rumani apo Poloni ndërsa NATO’ja do të përgjigjej duke qëlluar bazat ushtarake ruse në Krime. /gazetametro.net