Shitjet e gazit, naftës dhe produkteve të ngjashme, fillimisht kryhen përmes dollarit amerikan dhe sanksionet e reja rëndojnë mbi fushën e energjisë së Rusisë.
“Sigurisht se do ta përshpejtojmë punën për zëvendësim të importit, uljen e varësisë së pagesave përmes sistemit të dollarit. Është nevojë e domosdoshme”, ka thënë Ryabkov, gjatë një interviste.
Ai ka thënë se sanksionet e reja nuk do të arrijnë të përmbushin objektivat, duke përmendur presionin e Rusisë për t’i dhënë fund agresionit në Ukrainë, apo që t’i jap fund mbështetjes për qeverinë siriane në luftën e përgjakshme gjashtëvjeçare.
Sanksionet e reja kane qëllim edhe ndalimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në SHBA.
Moska hedh poshtë akuzat se ka bërë ndonjëherë një gjë të tillë.
Ekonomistët kanë thënë se ekomonia e Rusisë është goditur prej sanksioneve të vitit 2014.
Në përpjekjet ruse për të qëndruar larg dollarit, kanë filluar negociatat për shitje të gazit dhe naftës në monedha të tjera të ndryshme prej dollarit, duke prezantuar një sistem të ri kombëtar, në mënyrë që të shmangen pagesat përmes sistemeve, Visa, MasterCard dhe lloje të tjera.
Në atë kohë, Rusia ka prezantuar sistemin e ri të quajtur Mir, i cili mirëmbahet nga banka qendrore e Rusisë.
Ryabkov ka thënë se Rusia është ambientuar me sanksionet e vitit 2014 dhe se vendi mund t’i përballojë ato.