Ruskovska do të ankohet për suspendimin, Qeveria nuk komenton punën e prokurorisë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Shefja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë për suspendimin e saj nga detyra, nga ana e kryeprokurorit Lubomir Joveski. Ajo e konfirmoi informacionin për mediat, pasi e ka pranuar vendimin e shkruar. Lëndët e nisura dhe materialet në të cilat ka punuar do t’i lihen një prokurori tjetër. Nga Prokuroria Publike thonë se deri në zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar, me këtë institucion do të drejtojë prokurori të cilën Ruskovska e ka caktuar si zëvendës të saj që në fillim të vitit. E në këtë rast ajo është Ivana Trajçeva, ndaj të cilës po ashtu ka procedurë disiplinore për të njëjtin rast.

Suspendimi i Ruskoskës dhe masat disiplinore ndaj tre prokurorëve të tjerë të prokurorisë për krim të organizuar erdhën pas kallëzimit penal nga ana e drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi. Prokuroria për krim të organizuar bastisi zyrat e Muaremit më 18 korrik nën dyshimin se Muaremi fsheh lëndë për të cilat prokuroria nuk është e informuar. Muaremi akuzoi Ruskovskën për shkelje të procedurave gjatë bastisjes kurse Ruskovska u ankua për presione nga Muaremi. Prokuroria Publike e Lubomir Joveskit më vonë doli me raport në të cilin u konstatuan shkeljet e ekipit të Ruskovskës gjatë bastisjes. Mbi bazën e raportit të Joveskit, Muaremi dorëzoi kallëzim penal ndaj Ruskovëks dhe tre prokurorëve të tjerë.

Mandati i Ruskovskës përfundon në nëntor.

Nga ana tjetër, qeveria do të emërojë së shpejti drejtor tjetër të Policisë Financiare, pasi Arafat Muaremi njoftoi dorëheqjen një ditë më parë. Zv/kryeministri për çështje Evropiane Bojan Маriçiq tha se Muaremit, në fakt, i ka përfunduar mandati. Ai nuk komentoi suspendimin e Ruskovskës, duke thënë se më këtë gjë duhet të merrët kryeprokurori publik.

“Muaremi nuk ka dorëzuar dorëheqje por i ka skaduar mandati dhe ka vendosur që të mos kërkojë vazhdim. Ai ishte vendim personal i tij. Për suspendimin e prokurores Ruskovska, për arsyet dhe argumentet duhet të pyesni në Prokurorinë Publike. Ne si qeveri e kemi të rëndësishme që gjithçka të ndodhë në korniza institucionale dhe në ligjore dhe të tregojmë se kemi mekanizëm për të menaxhuar të gjitha sfidat. Në periudhën e kaluar prej pesë vitesh, sipas meje, kemi treguar rezultate të lakmueshme në luftën kundër korrupsionit të lartë”, u shpreh Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Muaremi tha se tërhiqet nga funksioni që të mos ekzistojë as dyshimi më i vogël për integritetin dhe paanshmërinë e procedurës hetimore e cila edhe më tej zhvillohet nga prokuroria për krim të organizuar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme