“Ryshfeti”, Gjykata e Apelit vendos për filmimet në “youtube”

Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos nëse filmimet nga masat e posaçme hetimore të publikuara në “youtube” mund të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”.

Avokatët e Zaevit i kanë kërkuar Gjykatës Themelore Shkup 1 ky incizim të veçohet nga provat, sepse u publikua në disa media, ndërsa bëhet fjalë për incizim sekret. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës parashtruan ankesë deri te Gjykata e Apelit.

Zaev në “Ryshfet” është akuzuar se si kryetar i komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov, me vlerë prej 160 mijë euro për tokë ndërtimore në Strumicë.

Seanca e ardhshme për “Ryshfetin” në Gjykatën Penale është caktuar për më 25 dhjetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme