Gjatë vitit 2016 në Kosovë janë shkurorëzuar 1110 çifte.
Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2016”.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2016 nga Gjykatat Themelore të Kosovës.
“Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 96.3%; serbe 0.4%; turke 0.3%; boshnjake 0.9%; rom, ashkali dhe egjiptian 1.1% dhe të tjerë me 1.1%. kurse, femra të shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 83.7%; serbe 0.5%; turke 0.3%; boshnjake 0.8%; rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8%, si dhe të tjerë 14.0%”, bën të ditur AKS, transmeton Klan Kosova.