SA DO I MADH, ARTISTI NUK MUND TA MBULOJË NJERIUN NE VETVETE!

 

Nga Kim  Mehmeti

 

Nuk është më mes nesh shkrimtari i madh me të cilin përjetë do mburret shqiptaria – Ismail Kadare. Ai la pas vetes vepra që do jenë pjesë e bibliotekës botërore, me çka neve shqiptarëve na radhiti mes popujve të civilizuar të botës.

Por sot u nda nga ne edhe njeriu që thuajse gjithmonë ishte me të pushtetshmit, që u ngut dhe bëri çmos ta shpërlajë vetveten nga ‘enverizmi’, por duke mos i ndihmuar shqiptarët të sqarojnë si u bënë pre e diktaturës më të egër në botë dhe se diktatorin i lindin elitat e një populli, e jo nëna e tyre.

Sot u nda nga jeta kolosi i letërsisë shqiptare, por edhe njeriu i vogël që la pas vetes ‘shkollën’ mendore  se evropianizmi dhe vlerat Perëndimore janë proporcionale me përçmimin që tregon ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me fenë dhe botën islame.

Dhe sot të gjithë sa janë do çirren e do garojnë se kush më shumë se tjetri do e lartësojë shkrimtarin më të madh që kishim, duke harruar se as madhështia artistike nuk mund ta mbulojë njeriun në të si dhe, vogëlsinë e lëvduesve të vet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme