Sa e rrezikuar është Shqipëria nga terrorizmi?! Indeksi Global

Shqipëria pozicionohet në vendin e 97-të në botë, ndër 139 shtete në indeksin global të terrorizmit 2018, në një klasifikim ku vendi i parë ka rrezikun më të lartë të terrorizmit dhe vendi i fundit rrezikun më të ulët.

Ky indeks këtë vit përkthehet në një përmirësim me 6 vende në klasifikimin e përgjithshëm.

Sa i përket rajonit ndërkohë, vetëm Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë një renditje më të keqe se vendi ynë.

Siç e tregon qartë edhe harta, rajoni i Ballkanit është një ndër vendet më pak problematike në Europë po të kemi parasysh situatën në vendet e tjera të Europës, e sidomos në vendet e Bashkimit Europian apo Turqinë, raporton “scan”.

Shqipëria grumbullon kështu vetëm 1 pikë nga 10 të tilla në indeksin global të terrorizmit, ku pikët më të larta tregojnë edhe janë rrezik më të lartë.

Në nivel global ndërkohë ,rezulton se Iraku është vendi më problematik në drejtim të terrorizmit ndërkohë që nga krahu i kundërt është Turkmenistani.

Rreziku i terrorizmit gjatë viteve të fundit është kthyer në një element mjaft të rëndësishëm, edhe në drejtim të turizmit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme