Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 32 deputetët – një më shumë sesa që kishte para numërimit të votave të fundit të ardhura nga diaspora.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po negocion me të parën për formimin e qeverisë ka marrë 29 deputetë.
Kështu i bie se bashkërisht këto dy parti kanë rrafsh 61 deputetë, aq sa edhe duhen për krijimin e Qeverisë.
Mbetët të shihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të këtyre dy partive – pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deri atëherë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin, tash që po bëhen një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit.