Sa është i përhapur marksizmi sot në shtetet e Afrikës?

Ndikimi i filozofisë gjermane të Karl Marksit në lëvizjet e çlirimit të Afrikës i ka shtyrë që disa shtete post-koloniale të deklarohen si marksiste. Por sot çfarë ka mbetur nga marksizmi?

Një statujë prej guri i kuqërremtë me pamjen e Karl Marksit ngrihet në sheshin e kampusit të Universitetit Addis Ababa në kryeqytetin e Etiopisë.

Filozofi gjerman dhe autor i shumë veprave si “Das Kapital”, hodhi themelet e shtrirjes së komunizmit në mbarë botën.

Marks kishte lindur më 5 maj të vitit 1818.

Në vitin 1975, regjimi i Etiopisë përqafoi idenë e marksizëm-leninizmit. Madje edhe sot, në disa hapësira publike ndodhen muzeume që shërbejnë si përkujtues të ideologjisë marksiste.

“Regjimi Derg i Etiopisë ishte brutal duke përdor retorikën marksiste”, tha profesori i Universitetit të Londrës, Michael Jennings. Idetë e Marksit u përdorën për të justifikuar revolucionin.

Kishte mendimtarë të tjerë afrikanë që këkronin reforma politike bazuar në modelin Socializmit Evropian, veçanërisht themeluesi i Tanzanisë, Julius Nyerere. Në prag të pavarësisë nga Britania në vitin 1961, dhe me ndihmën e Ujamaës – një koncept që përkthehet në ‘familje të zgjeruar’ ose ‘vëllazëri’ në suahili – ai u përpoq të detyronte autonomi ekonomike.

Sipas Jennings, socializmi afrikan ishte më i përhapur në Tanzani, ku mbajt ndikimin e tij në vitet 1980, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Sot, çfarë ka mbetur nga ideologjia socialiste në Afrikë? Që prej kolapsimit të socializmit evropian, gjurmë të vogla kanë mbetur, thotë eksperti afrikan, Ahmed Rajab.

“Njerëzit janë më shumë të interesuar në progresin materal sesa në ideologjitë konform socializmit”, tha ai. “Shumë pak afrikanë e kuptojnë se çfarë do thotë marksizëm”.

Në veçanti, ishte elita e Afrikës që përvetësonte socializmin. Disa prej tyre kanë studiuar në qytetet e fuqive koloniale ose në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik.

Roli i marksizmit tek lëvizjet  për çlirim, megjithatë ishte i limituar. “Disa prej lëvizjeve çliruese afrikane ishin influencuar nga Marksi. Por për zhvillimin e socializmit afrikan, kjo nuk ishte aq e rëndësishme sa ishte për Evropën”, tha Jennings.

Vendi i Nyereres në Tanzani nuk ishte i vetmi vend socialist në Afrikë. Udhëheqësit post-kolonialë si Kenneth Kaunda në Zambi, Kwame Nkrumah në Ganë, Leopold Senghor në  Senegal, Modiba Keita në Mali, Matheiu Kerekou në Benin dhe Sekou Toure në Guine ishin gjithashtu mbrojtësit  e ideologjisë socialiste.

Në Afrikë, kishte tashmë barriera që pengonin që socializmi të lulëzonte. Kushtet për rritjen e prodhimit industrial dhe bujqësor të bazuar në modelin socialist nuk ishin të zbatueshme në vendet e Afrikës së varfër. Ne Evropë, socializmi ishte bazuar në përplasjet mes klasës së punëtorëve dhe fermerëve kundrejt borgjezëve. Në Afrikë, nuk kishte një industri të fortë, as një forcë punëtore të organizuar. Toka e punueshme u mneaxhua kryesisht nga autoritetet tradicionale.

Në vitet 1970 gjërat ishin të ndryshme: Vende të tilla si Tanzania ishin rigoroze në përpjekjet e tyre për të realizuar vizionin e tyre socialist. Në fund më shumë punuan për bindjet sesa parimet socialiste. Ndoshta trashëgimia më e rëndësishme e socializmit në shumë vende afrikane është  shteti autoritar./Periskopi/

Nyerere greets Senghor at an airport in Dakar

Two apartment blocks located side by side on the island of Zanzibar

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme