Sa gjyqtarë i duhen Maqedonisë?

Gazetar: Igor Stefanovski

Këshilli Gjyqësor ende nuk ka matur për sa gjyqtarë ka nevojë realisht  Maqedonia. Organi që emëron, promovon dhe shkarkon gjyqtarë është një hap afër sistematizimi të ri në gjyqësor.

Sipas sistematizimit aktual, në vend duhet të jenë 630 gjyqtarë, ndërsa për momentin janë 470.

Standardet evropiane kërkojnë që në 100 mijë banërë duhet të ketë 21.5 gjyqtarë, që do të thotë se sipas regjistrimit, i cili tregoi se janë mbi 1.8 milionë banorë banues në vend, duhet të ketë 394 gjyqtarë.

Megjithatë, Këshilli Gjyqësor do duhet të vendosë nëse sistematizimi do të bëhet sipas standardit evropian apo sipas nevojave reale.

Aktualisht, sipas standardeve evropiane, në vend ka më shumë gjyqtarë, por Këshilli Gjyqësor thotë se në praktikë janë pak gjyqtarë, sepse mesatarisht në vit ka gjysmë milioni lëndë gjyqësore.

“Besoj se në vendet evropiane që kanë një traditë dhjetëvjeçare, madje disa kanë traditë shekullore të sistemeve juridike dhe gjyqësorëve të tyre, nuk ka aq shumë lëndë sa në vendin tonë, sidomos tani më vjen në mendje të them lëndë për marrëdhënie pune, lëndë për procedura falimentimi, marrëdhënie pasurore-juridike. Mendoj se gjykatat tona janë të ngarkuara me lëndë të tilla që në demokracitë perëndimore mund të jenë reduktuar në minimum…”, tha Lubisha Arsiq, zëdhënës i Këshillit Gjyqësor.

Sipas numrit të banorëve të Shkupit, në kryeqytet në gjitha gjykatat  duhet të jenë 113 gjyqtarë. Vetëm në Gjykatën Penale janë 49 dhe thonë që janë pak. .

“Sipas sistematizimit të fundit të Këshillit Gjyqësor, në Gjykatën Penale pritet të veprojnë 70 gjyqtarë…”, thonw nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Sipas standardeve evropiane, nuk ka nevojë për gjykata në komunat me më pak se 20 mijë banorë. Këshilli Gjyqësor thotë se mbyllja eventuale e gjykatave është rrezik. Ata kanë frikë se lëndët mund të stërmbushin gjykatat në qytetet tjera.

Gjykata që duhet të mbyllen:

Dibër Kratovë

Berovë Vinicë

Dellçevë Sveti Nikollë

Kriva Pallankë Krushevë

Resnjë Negotinë

Por, sipas standardit evropian, 10 gjykata në vend duhet të mbyllen, sepse në ato komuna nuk ka 20 mijë banorë. Mes tyre janë Dibra, Berova, Dellçeva, Kriva Pallanka, Resnja e disa komuna tjera./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme