‘Sa krime po bëhen nën emrin tënd o Reformë në Drejtësi’, Andi Bejtja: Pa mbështetjen e ambasadave, Rama s’do bënte sot dot dhunë te Unaza

“Sa krime po bëhen nën emrin tënd o reformë në drejtësi” – nën këtë titull, përmes një statusi në facebook,  gazetari Andi Bejtja ka reaguar lidhur me situatën sot te Unaza e Re.

Pas përshëndetjes neveritëse që Ambasada Amerikane dhe BE i bënë emërimit në dhunim të Kushtetutës të dy anëtareve të Gjykatës, nuk ka se si mos ndodhë dhe kjo dhunë që po shohim këtë mengjes ndaj banorëve të Unazës së Re e shumë shkelje të ligjit e dhunime të demokracisë.” shkruan Bejtja ndërsa shton se kështu do të ndodhë edhe me Teatrin apo cdo gjë korruptive

Statusi i Plotë:

SA KRIME PO BEHEN NEN EMRIN TEND O REFORME NE DREJTESI !

Pas pershendetjes neveritese qe Ambasada Amerikane dhe BE i bene emerimit ne dhunim te Kushtetutes te dy anetareve te Gjykates, nuk ka se si mos ndodhe dhe kjo dhune qe po shohim kete mengjes ndaj banoreve te Unazes se Re e shume shkelje te ligjit e dhunime te demokracise..

Te Jeni te bindur keshtu do ndodhe dhe Teatrin apo me cdo gje korruptive sa here qe BE apo USA do mundohem te justifikojne leket e hedhura per reformen ne Drejtesi qe ne fakt po shkojne per kapjen e shtetit nga Kryeministri.

SA krime po behen nen Emrin tend o Reforme ne Drejtesi….Me beri pershtypje zvarritja qe policia i beri aktivistit te njohur Ervin Goci i cili thjesht po monitoronte protesten e banoreve si aktivist…Nuk pres te flase njeri nga nderkombetaret, prandaj e dashur opozite nuk ke pse vazhdon me kot ” Rrugetimin per Shqiperine”, por mer rrugen per te Unaza Re…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme