Sa më pak dhembshuri ndaj tjetrit, aq më pak njeri ka në ne!

        Izraeli ia doli: Gaza sot është thuajse rrafsh me tokën dhe palestinezët më nuk kanë nga të shkojnë përpos të sillen rrotull pamundësisë së vet për t’i shpëtuar vdekjes.
          Ndërkohë edhe bota sillet rreth e rrotull pafuqisë së vet që t’i kundërvihet dhe të ndalë këtë thertore të fëmijëve të pafajshëm palestinezë.
            Dhe ky do jetë gjenocidi i parë i përkrahur nga shtetet perëndimore që u bënë palë me vrasësit e fëmijëve palestinezë, o duke i mbështetur ata, o duke i furnizuar ushtarakisht.
             Siç duket, bota thuajse u mësua me pamjet ku shihen fëmijët e masakruar palestinezë dhe tani në heshtje është duke pritur edhe vrasjen e fëmijës së fundit në Gaza me çka izraelitët mbase do e shënojnë fitoren e vet të plotë kundër ‘terroristëve’ palestinezë, të cilët shtatë dekada me radhë, Izraeli i dëboi, i burgosi dhe i vrau vetëm pse ata e donin jetën, lirinë dhe tokën e vet.
             Por ditën që do ndodh kjo, bota do ketë pamje krejt më ndryshe: atë do e banojmë ne të maskuarit në njerëz, ne që nuk e kuptuam se sa më pak dhembshuri ndaj tjetrit, aq më pak njeri ka në ne. (Kim Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme