Sa muslimanë e vunë kurorën e haxhit

Kurban Bajrami është në qendër të ceremonive të haxhit, një prej shtyllave të fesë Islame. Miliona besimatarë nga gjitha vendet islame ia mësynë vendeve të shenjata për të kryer një prej obiligimeve fetare, ndërkohë që autoritetet saudite vazhduan të aplikojnë kritere rigoroze të organizimimit të një prej tubimeve më të mëdha të njerëzve në një vend.

Edhe këtë vit numri haxhilerëve për çdo vend ishte i kufizuar, përfshirë këtu edhe nga vendet ballkanike.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu, pati deklaruar gjatë përcjelljes së grupit të parë të haxhinjve se numri i haxhilerëve është imponuar nga numri i vizave të lëshuara nga shteti saudit. “Këtë vit i kemi 919. Më vjen keq se nuk kanë mundur ta realizojnë haxhin, pra shkuarjen në haxh, edhe shumë kandidatë. Mund të them me qindra kanë mbetur pa shkuar për arsye se kuota e vizave ka qenë aq”, kishte shprehur keqardhjen reisi Fetahu.

Ndërkohë, këtë vit nga Kosova kanë shkuar në haxh 741 besimtarë. Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, Haxhi po organizohet pa kufizime dhe pa kushte të veçanta.

Sipas autoriteteve saudite, rreth 2.6 milionë myslimanë kanë shkelur vendet e shenjta. Përpara pandemisë, në Haxhin e 2019-tës morën pjesë rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota, por dy vitet pasuese Arabia Saudite e uli në mënyrë drastike numrin e pjesëmarrësve, për shkak të virusit.

Vetëm 10.000 besimtarë u pranuan në Haxh më 2020 dhe në 2021-shin,  60.000. Përveç kësaj, zbatoheshin kushte të rrepta dhe pranoheshin vetëm besimtarët që jetojnë në Arabinë Saudite dhe ishin të moshës 18 deri në 65 vjeç. Në vitin 2022, afro 900.000 pelegrinë u lejuan të udhëtonin në Mekë dhe të vizitojnë varrin e Profetit Muhamed në Medinë, duke përfshirë rreth 780.000 myslimanë nga jashtë. /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme