Me rastin e përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, është organizuar Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë tubim të pranishëm janë prokuror si dhe krerë të lartë të Policisë së Kosovës. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto parlamentare, pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë
Prokurorja, Laura Pula ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë një numër i madh i prokurorëve të cilët do të angazhohen intenvizivisht për “mbrojtjen e votës”, raporton Indeksonline.
“Prokuroria ka ndërmarrë gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuar 100 prokurore dhe numër të caktuar për të siguruar efikasitet për mbrojtje e votës së qytetarit”, ka thënë ajo me rastin e organizimit të Programi Orientues për
Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo, poashtu theksoi se Policia e Kosovës dhe KQZ do të merren saktësisht me mbarëvajtjen dhe sigurinë e shtetit ndërsa Prokuroria për mbrojtjen e votës së qytetarit.