Sa rriten rrogat nga 1 marsi për të gjithë administratën

Nga 1 marsi i 2017-s nis shpërndarja e shtesës për pagat e 110 mijë punonjësve të administratës, që do të variojë nga 7 për qind deri në 36 për qind.

Gazeta “Panorama” zbardh tabelat zyrtare me rritjen e pagave për çdo profesion në administratë, për arsimtarët, pedagogët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe punonjësit mbështetës të administratës.

Efekti 10-mujor i shtesës së pagave që do të hyjnë në fuqi më 1 mars do të jetë 6 miliardë lekë, ndërsa efekti vjetor llogaritet 7.2 miliardë lekë.

BUXHETORËT

Për punonjësit mbështetës të administratës, ku përfshihen shoferët, rojet, sportelistët, operatorët, magazinierët, rritja e pagës bazë minimale do të jetë 36.3 për qind, ose me 8.000 lekë në muaj.

Paga bazë minimale do të bëhet 30.000 lekë, kurse paga bruto minimale në administratën publike, por jo në sektorin privat, shkon rreth 37.500 lekë. Përfitues të rritjes së pagës minimale në administratë për vitin 2017 do të jenë 6 900 punonjës mbështetës. Rritja do të përballohet nga fondi prej 1 miliard lekësh në vit.

Duke iu referuar tabelave zyrtare të Ministrisë të Financave, për punonjësit mbështetës, si pastruesit, rroga nga 22 mijë lekë bëhet 37.500. Për rojet, rroga nga 23.750 bëhet 39.484 lekë, ndërsa për shoferët e magazinierët nga 22.650 do të bëhet 41.681 lekë.

Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave, rrogat do të rriten nga 7 deri në 10%. Konkretisht, specialistit të parë të administratës apo kategoria “III b” rroga i rritet 3.990 lekë, ku nga 57 mijë që paguhet sot nga 1 marsi do të marrë 89.990 lekë. Për kategorinë “IV a” që është specialisti i dytë, rroga do të rritet 3.206 lekë, nga 45.800 lekë paga do të bëhet 70 mijë lekë.

MËSUESIT DHE MJEKËT

Referuar tabelave zyrtare për 34.630 mësues rroga rritet 10%, fondi i shtesës do të jetë 1.3 miliardë lekë. Referuar tabelave, paga për një mësues të shkollës 9-vjeçare nga 61.600 do të jetë 64.650. Pagat e mësuesve në shkollën e mesme nga 64.00 me shtesën do të jenë 67.950. Pagat për 3 826 pedagogë do të rriten 10 për qind, fondi që do të vihet në dispozicion është 450 milionë lekë. Paga e pedagogut nga 91.913 lekë do të bëhet 102.942 lekë, shtesa e rrogës është 11.030 lekë. Edhe pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%. Përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë. Ndërsa paga e mjekut nga 69.008 lekë do të bëhet 78.095 lekë. Rroga për infermierët nga 39.786 lekë do të jetë 45.561 lekë.

POLICËT DHE USHTARAKËT

Për ushtarakët, rritja e pagës për çdo gradë do të jetë 8%-10%. Përfitojnë rreth 6750 ushtarakë dhe fondi për shtesën e pagës është 480 milionë lekë. Sipas tabelës, rroga për një kapiten rritet 10% apo 5700 lekë, ku nga 57 mijë lekë që paguhet sot një kapiten nga 1 marsi do të marrë 62.700 lekë. Për 10 mijë punonjës të Policisë, pagat do të rriten nga 10% deri në 35%. Fondi për shtesën është 800 milionë lekë. Për një inspektor dhe nëninspektor, paga do të rritet 35%, ku nga 58.930 që paguhen aktualisht nga 1 marsi do të paguhet me 69 mijë lekë.

238

 

 

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme