Sa sheqer duhet të hamë në ditë

Sheqeri i shtuar është një nga përbërësit më të dëmshëm të këtyre kohëve. Po flasim për sheqerin që i shtojmë vetë një pijeje apo ato sheqerna që ëmbëlsojnë produkte të ndryshme që blejmë në dyqan.

Ai shton kalori të kota dhe mund të dëmtojë rëndë metabolizmin. Megjithatë, si gjithçka tjetër, edhe sasia e duhur e sheqerit që nuk dëmton, varet nga njeriu. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, sasia maksimale e sheqernave të shtuar që mund të hamë në një ditë është

: Burrat: 150 kalori (37.5 gramë ose 9 lugë çaji).

Gratë: 100 kalori (25 gramë ose 6 lugë çaji).

Për ta kuptuar mirë, një kënaçe Cola ka 140 kalori nga sheqeri, ndërsa një çokollatë Snickers normale 120 kalori nga sheqeri.
Nëse jeni të shëndetshëm, të hollë dhe aktivë, kjo duket sasi e pranueshme. Ju do i digjni këto sasi të vogla sheqeri pa pësuar ndonjë dëm. Megjithatë duhet theksuar që nuk kemi nevojë për sheqerna të shtuar në dietë. Ato nuk luajnë ndonjë rol fiziologjik. Sa më pak, aq më mirë për shëndetin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme