Sa vetura të reja do t’i marrin me qira institucionet e vendit

358 vetura të reja do të jenë në shfrytëzim të institucioneve të vendit, raporton KTV. Agjencia Qendrore e Prokurimit ka nënshkruar dy kontrata për marrjen e tyre me qira, e për to do të paguhet mbi 7 milionë euro për periudhën prej 5 vjet e 6 muaj.

Drejtori i autosallonit Mita, Zgjim Mita, thotë se një praktikë e tillë ndiqet nga kompani të mëdha dhe nga shtete të rajonit dhe në çmimin e qirasë mujore përfshihen edhe regjistrimi, sigurimi, mirëmbajtja dhe benefite të tjera.

Për një praktikë të tillë, sipas Ekrem Rexhës, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, ishin rekomanduar nga konsulentë e auditorë dhe, sipas tij, pritet që në këtë formë të kursehet buxheti.

Numri më i madh i veturave do të shkojnë për Këshillin Gjyqësor, Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës. Ndërsa nga ministritë, ajo e Infrastrukturës dhe ajo e Drejtësisë.

Në një përgjigje për KTV-në, Ministria e Administratës Publike ka thënë se ka të evidentuara gjithsej 965 vetura në kryeministri, ministri e dogana.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme